Trupi Koordinues Kombëtar për zbatimin e Ligjit për Ndihmë Ligjore Falas (TKK) u formua në Shkurt të vitit 2020 si një forum për shkëmbimin e informacioneve, komunikimin dhe koordinimin ndërmjet palëve të interesuara mbi temat që lidhen me zbatimin e Ligjit për ndihmë ligjore falas dhe lehtësimin e qasjes në drejtësi në nivel kombëtar.
Qëllimet dhe funskionet e TKK janë:
-
- Përmirësimi i cilësisë dhe qasja e ndihmës juridike falas për përfituesit e mundshëm
- Përmirësimi i komunikimit ndërmjet palëve të interesuara duke përfshirë shkëmbimin e informacioneve, koordinimin e rasteve individuale si dhe dorëzimin në kohë të të dhënave të nevojshme për të vepruar në lidhje me kërkesat për ndihmë juridike dytësore;
- Forcimi i mirëkuptimit të ndërsjellë midis të gjithë palëve në lidhje me kompetencat, funksionet, si dhe ekspertizën e tyre, dhe problemet në lidhje me zbatimin e LNLF;
- Identifikimi i problemeve dhe sfidave në procesin e zbatimit të LNLF;
Identifikimi i mjeteve dhe strategjive për rritjen e promovimit të LNLF ndaj qytetarëve dhe përfshirjen aktive në aktivitete promovuese.
TKK është i përbërë prej 28 anëtarëve, prej të cilëve 12 anëtarë janë në grupin më të ngushtë, ndërsa 16 anëtarë i përkasin grupit më të gjerë.
Grupi i ngushtë përbëhet nga përfaqësues të palëve të interesuara të cilët preken drejtpërdrejt nga zbatimi i LNLF si administratorë të sistemit të ndihmës juridike falas ose si dhënës të ndihmës juridike falas.
Grupi më i gjerë i TKK përbëhet nga përfaqësues të organeve shtetërore, institucioneve dhe organizatave që ndikojnë ose preken nga zbatimi i LNLF, ose në mënyrë tjetër janë të përfshirë në lehtësimin e qasjes deri në drejtësi për qytetarët.
TKK punon në takime. Takimet e TKK mbahen të paktën një herë në tre muaj (tremujore) dhe më shpesh sipas nevojës.