Ndihma juridike primare

Nëse keni nevojë për informacion ose këshillë për një çështje të veçantë ligjore, ju keni të drejtë të kërkoni dhe të merrni ndihmën primare juridike.

Të drejtën e ndihmës primare juridike e kanë të gjithë personat fizikë të cilët kanë vendbanim ose qëndrim në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ç’farë përfshin ndihma juridike primare?

Këshilla fillestare ligjore për të drejtën e përdorimit të ndihmës juridike falas

Informimi dhe këshillimi për kushtet, procedurën dhe subjektet se, ku mund të përdorë ndihmë juridike falas.

Informacion i përgjithshëm juridik

Udhëzime dhe informacione të përgjithshme lidhur me mënyrën, kushtet dhe procedurën e realizimit të një të drejte ose interesi të caktuar, përmbushjen e një detyrimi specifik dhe referimin tek një organ publik kompetent apo gjykatë kompetente.

Këshilla të përgjithshme juridike

Këshilla për mënyrën dhe mundësitë mbi zgjidhjen e çështjes juridike, legjislacionin, mundësinë për zgjidhje jashtë gjykatës, për rregullat dhe shpenzimet e procedurës, për ekzekutimin e vendimeve të procedurës, njohjen me të drejtat dhe detyrimet e kërkuesit dhe përfituesve të ndihmës juridike falas si dhe mënyra e dhënies së ndihmës juridike në procedurat gjyqësore dhe administrative.

Ndihmë gjatë plotësimit të kërkesës për ndihmë dytësore juridike

Ndihmë gjatë plotësimit të kërkesës dhe deklaratave të tjera të nevojshme.

Ndihma gjatë plotësimit të formularëve

Ndihma gjatë plotësimit të formularëve të ndryshëm të lëshuar nga organi drejtues në procedurë administrative për mbrojtje sociale dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve; sigurimit pensional, invalidor dhe shëndetësor; mbrojtje të viktimave të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje; procedura për regjistrim në regjistrin e lindjeve; përvetësimi i dokumenteve të identifikimit personal dhe shtetësia.

Përpilimi i ankesave dhe kërkesave

Përpilimi i ankesave pranë Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi dhe Avokatit të Popullit dhe kërkesave për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave në Gjykatën Kushtetuese.

Ku mund të marr ndihmë juridike primare?

Për realizimin e të drejtës të ndihmës juridike primare, kontaktoni njërin nga dhënësit.

Shënim: Ndihma që përfshin plotësimin e formularëve si dhe përpilimin e ankesave, mund të merret vetëm nga shoqatat e autorizuara dhe klinikat juridike.