-
Cili është dallimi midis ndihmës juridike primare dhe dytësore?
Ndihma juridike primare përfshin informacione dhe këshilla për çështje të natyrës juridike, ndërsa ndihma juridike dytësore i referohet përfaqësimit në gjykata individuale ose procedura administrative. Primarja synon të përmirësojë informimin e qytetarëve për të drejtat e tyre dhe mënyrën e realizimit dhe mbrojtjes së tyre, përderisa sekondarja e mundëson atë në procedura konkrete.
-
Për cilat fusha mund të kërkojë ndihmë juridike primare?
Nuk ekzistojnë kufizime në llojet e çështjeve ligjore për të cilat mund të kërkoni ndihmë juridike primare. Sidoqoftë, duke pasur parasysh qëllimin e Ligjit për ndihmë juridike falas, kryesisht bëhet fjalë për çështje që lidhen me pronën, mosmarrëveshjet familjare, marrëdhëniet e punës, mbrojtjen sociale dhe sigurimin pensional dhe invalidor.
-
A parashikon Ligji për ndihmë juridike falas ndihmë juridike në procedurat penale?
Ndihma juridike falas në procedurat penale realizohet në bazë të një ligji tjetër, Ligjit për procedurë penale. Kushtet, procedura dhe organi që vendos për realizimin e kësaj të drejte janë të ndryshme nga ndihma juridike dytësore.
-
Nëse, dhe nëse po, në çfarë kushtesh si viktimë e dhunës në familje kam të drejtë për ndihmë juridike falas?
Ligji për ndihmë juridike falas përcakton se, viktimat e dhunës në familje kanë të drejtën e ndihmës juridike në procedurën e vendosjes së masave të përkohshme (largimi i dhunuesit, ndalimi i afrimit, etj.) pa kontrolluar gjendjen e tyre financiare. Për çështje të tjera ligjore, divorcin, mosmarrëveshjet pronësore, kompensimin, është e nevojshme që viktima të plotësojë kushtet në lidhje me pronën dhe të ardhurat.
-
A kam të drejtë të zgjedh avokat i cili do të më përfaqësojë në një procedurë për të cilën është aprovuar ndihma juridike dytësore?
Nëse ju është dhënë ndihma juridike dytësore në një procedurë e cila tashmë është iniciuar dhe keni avokat i cili është i regjistruar në Regjistrin e Avokatëve, atëherë me pëlqimin tuaj, i njëjti avokat do të përcaktohet. Nëse nuk keni avokat të licencuar, caktimi i avokatit bëhet në rend alfabetik nga lista e avokatëve të cilët sipas rradhës gjendet avokati i cili më parë është emëruar për avokat në procedurën e aprovimit të kërkesës për ndihmë juridike dytësore.
Nëse kundërshtoni emërimin e avokatit për arsye të justifikuara (mosbesim i fituar nga puna e mëparshme ligjore, intoleranca, etj.) në atë rast vazhdohet me emërimin e një avokati i cili vjen pas avokatit i cili nuk është i përcaktuar.
-
A kanë të drejtë viktimat e veprave penale të kërkojnë ndihmë juridike dytësore?
Po, viktimat e veprave penale kanë të drejtë të kërkojnë ndihmë juridike dytësore për t’i përfaqësuar ata në procedurat penale si të dëmtuara si dhe në procedurat civile për kompensimin e dëmit të shkaktuar nga vepra penale.
-
Nëse e humbi kontestin për të cilin kam firuar ndihmë juridike dytësore, a kam për obligim të kompensoj shpenzimet e ministrisë?
Nëse keni sukses në kontest, nuk keni asnjë obligim që t’i kompensoni shpenzimet e Ministrisë së drejtësisë. Nëse nuk keni sukses dhe gjykata ju detyron që t’i kompensoni palës tjetër shpenzimet, atëherë ju jeni përgjegjës për pagimin e shpenzimeve.
-
Unë kam një kontest me ndërmarje komunale në lidhje me përdorimin e shërbimeve komunale. A kam të drejtë për ndihmë juridike dytësore?
Për kontestet në lidhje me shërbimet publike dhe komunale nuk mund që të jepet ndihmë juridike dytësore.