Fëmijët në rrezik dhe fëmijët për të cilët ekzistojnë bazat e dyshimit se, ata kanë kryer një vepër penle, kur thirren në Qendrën për punë sociale ose në Ministrinë e punëve të brendshme kanë të drejtën e një avokati që do të përfaqësojë interesat e tyre.
Nëse prindërit ose kujdestarët nuk janë në gjendje të paguajnë shpenzimet për avokatin, Qendra për punë sociale, gjegjësisht Ministria e punëve të brendshme përcaktojnë një avokat sipas detyrës zyrtare.
Shpenzimet për avokatin bien në barrë të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe paguhen në mbështetje me dispozitat e Ligjit për Ndihmë juridike falas.
Konsiderohet se, prindërit ose kujdestarët nuk janë në gjendje të paguajnë shpenzimet për një avokat nëse realizojnë të ardhura totale mujore më pak se neto paga mesatare mujore për të cilën duhet të paraqesë një vërtetim të lëshuar nga autoritet kompetente. Nëse prindërit ose kujdestarët nuk paraqesin një vërtetim të tillë, ata do të konsiderohen të aftë të paguajnë shpenzimet e avokatit.