Nëse keni nevojë për ndihmën e një avokati për të kryer procedura të caktuara, mund të kërkoni ndihmë juridike dytësore nëse i plotësoni kushtet e parapara me Ligjin për Ndihmë Juridike Falas.
Ndihma juridike dytësore i jepet personit i cili ka nevojë për ndihmë juridike profesionale nga një avokat për një punë specifike juridike dhe i cili nuk është në gjendje të paguajë shpenzimet e procedurës për shkak të gjendjes së tij financiare dhe e cila kërkesë është e justifikuar.
Ndihma juridike dytësore përfshin:
- Ndihmë juridike nga avokati
- Përjashtim nga pagesa e taksave gjyqësore dhe shpenzimet në lidhje me procedurat gjyqësore në pajtim me ligjin
- Përjashtim nga pagesa e shpenzimeve të ekspertizës
- Përjashtim nga taksat administrative
Ndihma juridike dytësore përfshin shpenzimet e procedurës që janë shkaktuar pas ditës së aprovimit të kërkesës për dhënien e ndihmës juridike falas.
Ndihma juridike dytësore nuk i përfshin shpenzimet që përfituesi i ndihmës juridike falas është i detyruar t’i kompensojë palës tjetër nëse dështon në procedurë.
Ndihma juridike dytësore mund të aprovohet për një spektër të gjerë të procedurave civile dhe administrative përveç atyre për të cilat është përcaktuar shprehimisht se, për ata nuk do të aprovohet ndihmë juridike dytësore. Ndihma juridike dytësore mund të aprovohet për:
- Procedurat gjyqësore civile
- Procedurat administrative
- Mosmarrëveshjet administrative
Ndihma juridike dytësore mund të aprovohet gjithashtu për përfaqësim në një procedurë për të dëgjuar trashëgimin përpara noterit, nëse subjekti i seancës është:
- objekt në të cilin kërkuesi jeton
- – një ose më shumë parcela kadastrale të lidhura fizikisht me një sipërfaqe totale që nuk i kalon 300 m2 në qytetin e Shkupit ose 500 m2 në komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht një ose më shumë parcela kadastrale me sipërfaqe totale që nuk i kalon 5000 m2 në zonat rurale
- mjet i regjistruar motorik kapaciteti i motorit i të cilit nuk i kalon 1200 centimetra kub
Ndihma juridike dytësore mund të aprovohet për përbërjen e parashtresave të një debitori para përmbaruesit kompetent, kur ekzekutimi kryhet me shitjen e pasurive të paluajtshme, nëse objekt i ekzekutimit është objekti në të cilin kërkuesi jeton.
Ndihma juridike dytësore nuk do të aprovohet për procedurat e mëposhtme:
- Çështjet doganore dhe tatimore
- Shpifje dhe fyerje
- Kompensim për dëmin jo-material, përveç në rastet e viktimave të krimeve, si dhe në rastet e vdekjes ose invaliditetit të rëndë në përputhje me dispozitat e Ligjit mbi marëdhëniet e detyrimeve
- Shkelje
Shërbime publike dhe komunale - Çështje të pronës në procedurë administrative.
Ndihma juridike dytësore do t’ju aprovohet viktimave të krimit dhe viktimave të trafikimit me njerëz me qëllim të përfaqësimit të tyre si viktima në procedurat penale.
Kush ka të drejtë të parashtron kërkesë?
Kërkesë për ndihmë juridike dytësore mund të parashtrohet nga:
- Personi shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendbanim të përhershëm në Republikën e Maqedonisë Veriore,
- Shtetas i huaj me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose persona pa shtetësi të cilët banojnë legalisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut,
- Personi i cili ka të drejtë në ndihmë juridike të siguruar nga Republika e Maqedonisë së Veriut në mbështetje me marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut
- Kërkues për të drejtën e azilit
Kërkuesi ka të drejtë të marrë ndihmë juridike dytësore nëse për shkak të gjendjes së tij financiare nuk mund të realizojë të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me ligj, pa rrezikuar mbështetjen e tij dhe mbajtjen e anëtarëve të familjes së tij me të cilët ai jeton në një shtëpi të përbashkët.
Kërkuesit do t’i aprovohet ndihmë juridike dytësore nëse:
- plotëson kushtet në lidhje me të ardhurat
- plotëson kushtet në lidhje me pronën
- kërkesa është e justifikuar
- i plotëson kushtet për ndihmë juridike dytësore me përjashtim
Kushtet në lidhje me të ardhurat
Të ardhurat mujore të kërkuesit në rast kur personi jeton vetëm, nuk duhet të tejkalojnë shumën e neto pagës minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e përcaktuar me rregullore në fushën e pagës minimale,
Në rast se, kërkuesi jeton në një familje të përbashkët me anëtarët e familjes së tij nuk e kalon shumën e neto pagës minimale dhe të ardhurat mujore të çdo anëtari tjetër të familjes nuk e kalojnë shumën e 20% të neto pagës minimale të përcaktuar me rregullore në fushën e pagës minimale.
Tabela me të ardhura maksimale që mund të sigurohet nga një familje me një numër të caktuar anëtarësh për t’u kualifikuar për ndihmë juridike dytësore (viti 2020)
Numri i familjes: | Të ardhura maksimale: |
Familje e vetme | 14.500 denarë |
Familje dy anëtarëshe | 17.400 denarë |
Familje tre anëtarëshe | 20.300 denarë |
Familje katër anëtarëshe | 23.200 denarë |
Familje pesë anëtarëshe | 26.100 denarë |
Familje gjashtë anëtarëshe | 29.000 denarë |
Familje shtatë anëtarëshe | 31.900 denarë |
Gjatë përcaktimit të të ardhurave, merret parasysh mesatarja e neto të ardhurave mujore të fituara kërkuesi dhe anëtarët e familjes së tij me të cilët ai jeton në një familje të përbashkët në gjashtë muajt e fundit para parashtrimit të kërkesës për ndihmë juridike dytësore.
Nëse për shkak të të ardhurave të parregullta mujore, të ardhurat nuk mund të përcaktohen në këtë mënyrë, atëherë të ardhurat e përkohshme llogariten për një periudhë prej 12 muajsh para muajit në të cilin është parashtruar kërkesa për ndihmë juridike dytësore.
Si të ardhura mujore konsiderohen llojet e ardhurave në vijim:
- neto paga,
- pension i realizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose jashtë shtetit,
- kompensim monetar në bazë të papunësisë,
- neto të ardhura të paraqitura apo realizuara në Drejtorinë e të hyrave publike,
- të ardhura për mbështetje financiare në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural të cilat janë realizuar vitin paraprak,
- pension invalidor nga lufta ose civil,
- të ardhura nga punë e përkohshme jashtë vendit,
- të ardhura të realizuara nga instrumentet financiare,
- të ardhura nga prona,
- mjete financiare te bartësit e qarkullimit pagesor,
- alimentacion ligjor dhe
- dhurata për të cilat obliguesit tatimor janë të detyruar të paguajnë tatim mbi të ardhurat nga veprimtaria në pajtim me dispozitat e Ligjit për tatim mbi të ardhurat.
Llojet e mëposhtme të të ardhurave nuk konsiderohen si të ardhura mujore:
- kompensim monetar për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër,
- shtesë prindërore për fëmijë,
- shtesë për fëmijë dhe ndihmë speciale,
- kompensim për dëmtim trupor,
- ndihmë sociale monetare,
- ndihmë e përhershme monetare,
- ndihmë e njëhershme monetare dhe ndihmë me materiale,
- kompensim monetar mbi shpenzimet për personin e akomoduar dhe kompensim për akomodimin e personit tjetër në familje akomoduese,
- ndihmë e njëhershme monetare për foshnje,
- alimentacion ligjor për fëmijë që harmonizohet në rritjen e shpenzimeve për jetë për vitin paraprak, të shpallur nga Enti shtetëror për statistikë, në janar të vitit aktual,
- ndihmë financiare për strehim social,
- kompensim për regjistruesin për kryerjen e aktiviteteve në lidhje me zbatimin e regjistrimit të popullsisë, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut të bartësit dhe anëtarëve të familjes,
- bursë;
- mjete të miratuara nga institucioni kompetent për trajtim mjekësor jashtë shtetit;
- ndihmë për shurdhësi;
- ndihmë për verbëri dhe mobilitet,
- kompensim të pagës për orar të shkurtuar pune për shkak të kujdesit të fëmisë me pengesa trupore ose mentale në zhvillim; dhe
- ndihmë monetare për personin i cili deri në moshën 18 vjeç ka pasur status të fëmijës pa prind dhe pa kujdes prindëror.
Kushte në raport me pronën e kërkuesit
Kërkuesi mund të fitojë të drejtën e ndihmës juridike dytësore nëse ai /ajo dhe anëtarët e familjes së tij/saj
- Kanë në pronësi vetëm një objekt njëbanesor ose banesë në pjesë të posaçme të ndërtesës në të cilën jetojnë;
- Kanë në pronësi një ose më shumë parcela kadasrtrale fizike të lidhura me sipërfaqe të përgjithshme jo më të madhe se 300 m² në qytetin e Shkupit ose 500 m2 në komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht një ose më shumë parcela kadastrale me sipërfaqe të përgjithshme kadastrale jo më të madhe se 5000 m² në zona rurale; dhe
- Kanë të regjistruar vetëm një mjet motorik vëllimi i motorit i të cilit nuk është mbi 1 200 centimetër kub.
Nëse kërkuesi zotëron objekt banesor shtesë, ose zotëron parcelë kadastrale me një sipërfaqe më të madhe se sa është deklaruar ose ka një automjet me një vëllim pune më të madh se sa parashikohet, kërkuesi nuk ka të drejtë për ndihmë juridike dytësore.
Si pronë në kuptim të këtij Ligji nuk do të konsdiderohen:
- Objektet të cilat në Ligjin për përmbarim nuk i nënshtrohen përmbarimit
- të ardhurat nga pronat që sipas këtij ligji merren parasysh gjatë përcaktimit të të ardhurave të kërkuesit të ndihmës juridike apo të anëtarëve të familjes së tij;
- mjeti i regjistruar motorik të cilin kërkuesi e përdor për transport të anëtarit të familjes me invaliditet dhe
- tokë natyrore jopjellore (krepa, lugina dhe tjera), si dhe livadhe, kullosa, kallamishte dhe moçale të klasës 5, 6, 7 dhe 8, në pajtim me Ligjin për kadastër të patundshmërive.
Ndihmë juridike dytësore pa përcaktimin e gjendjes materiale
Ndihma juridike dytësore do të aprovohet pa përcaktuar gjendjen financiare në rastet e mëposhtme:
- kërkuesi është vendosur në një familje akomoduese, njësi banesore për jetesë të organizuar me mbështetje ose në një ent për mbrojtje sociale, me aktvendim të Qendrës për punë sociale (në tekstin e mëtutjeshëm : rrethana të veçanta),
- kërkuesi duhet të iniciohet dhe përfaqësohet në një procedurë për shqiptimin e masave të përkohshme për mbrojtje nga dhuna në familje para gjykatës kompetente, ose
- kërkuesi për shkak të një fatkeqësie natyrore, forcë madhore ose rrethanash të tjera që janë përtej kontrollit të tij e gjen veten në një situatë financiare që e pengon atë të sigurojë në mënyrë të pavarur mbrojtjen e të drejtave të tij
Në rastin e dytë dhe të tretë është e nevojshme të bashkëngjitet një vërtetim se, kërkuesi është regjistruar si viktimë e dhunës në familje, gjegjësisht dokumentacion nga një organ kompetent se, ai papritur e gjeti veten në një situatë financiare të shkaktuar në gjashtë muajt e fundit para muajit në të cilin është parashtruar kërkesa për ndihmë juridike dytësore dhe nëse puna juridike për të cilën kërkohet ndihmë juridike dytësore ka të bëjë me faktin pse kërkuesi i ndihmës juridike është përballur me një situatë që e pengon atë të sigurojë mbrojtjen e të drejtave të tij.
Arsyetimi i kërkersës
Kërkesa për ndihmë juridike dytësore do të refuzohet nëse është e pajustifikuar.
Kërkesa do të konsiderohet e pajustifikuar në rastet e mëposhtme:
- kur është e qartë se, kërkesa e kërkuesit është e pabazë për shkak të mungesës së fakteve ligjore në bazë të të cilave mund të ndërmerren veprime juridike,
- kur bëhet fjalë për abuzim të qartë të së drejtës për ndihmë juridike falas,
- çështja juridike për të cilën është kërkuar ndihmë juridike është qartë e paarsyeshme,
- nëse pritjet dhe kërkesat e kërkuesit janë qartë në kundërshtim me rezultatet në çështje me gjendjet faktike të njëjta ose të ngjashme për të njëjtat çështje juridike dhe
- kur kërkesat e kërkuesit janë në kundërshtim me moralin.
Parashtrimi i kërkesës për ndihmë juridike dytësore
Kërkesa i parashtrohet zyrës lokale kompetente rajonale të Ministrisë së drejtësisë që ndodhet në rajonin ku personi ka një vendbanimin ose qëndim të përkohshëm. Kërkesa plotësohet në një formularë të pranuar nga Ministri i drejtësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe detyrimisht përmban një deklaratë për gjendjen financiare të kërkuesit dhe familjes së tij.
Kërkesa i parashtrohet organit rajonal kompetent
- personalisht,
- me postë ose
- nëpërmjet një shoqate të autorizuar
Kërkuesi plotëson dhe parashtron një kërkesë të veçantë për ndihmë juridike dytësore veçmas për secilën çështje juridike për zgjidhjen e së cilës dëshiron të inicojë procedurë.
Ndihmë për plotësimin e kërkesës mund të merret nga organi rajonal ose një shoqatë e autorizuar.
Përcaktimi nëse kërkuesi i plotëson kushtet për të fituar të drejtën për ndihmë juridike falas
Personi i autorizuar në zyrën rajonale brenda 15 ditëve nga dita e pranimit të kërkesës është i detyruar të shqyrtojë dhe përcaktojë nëse kërkuesi i plotëson kushtet për aprovimin e ndihmës dytësore.
Kryhet kontrolli i të dhënave, të paraqitura në deklaratën me shkrim mbi gjendjen financiare të kërkuesit dhe anëtarëve të familjes së tij pranë organeteve kompetente që disponojnë me të dhënat mbi të ardhurat dhe pronën e personave fizikë.
Gjatë përcaktimit të gjendjes financiare të kërkuesit dhe anëtarëve të familjes së tij, nuk merren parasysh të ardhurat dhe prona e atyre anëtarëve të familjes që paraqiten si palë të kundërta në procedurën për zgjidhjen e të cilave kërkuesi paraqet një kërkesë për ndihmë juridike dytësore.
Miriatimi i vendimit pas kërkesës së parashtruar
Në varësi të plotësimit të kushteve për secilën kërkesë të parashtruar, personi i autorizuar zyrtar i zyrës rajonale të Ministrisë së drejtësisë aprovon:
- vërtetim me të cilën kërkesa aprovohet ose
- njoftim se kërkesa është refuzuar.
Me vërtertimin e aprovuar nga zyra rajonale me të cilin aprovohet ndihmë (dytësore):
- autorizohet avokati i përcaktuar për dhënie të ndihmës dytësore juridike,
- shfrytëzuesi lirohet nga taksat gjyqësore dhe shpenzimet lidhur me procedurën para gjykatës në pajtim me ligjin,
- shfrytëzuesi lirohet nga shpenzimet për ekspertizë dhe
- shfrytëzuesi lirohet nga taksat administrative.
Kundërshtimi i vendimit nëse kërkesa refuzohet
Kërkuesi mund të paraqesë kundërshtim brenda 15 ditësh në Ministrinë e drejtësisë kundër njoftimit i cili nuk aprovon ndihmë juridike dytësore. Ministria vlerëson kundërshtimin pa vonesë dhe, jo më vonë se dhjetë ditë, nxjerr aktvendim për aprovim ose refuzim të ndihmës juridike dytësore të cilën i’a dorëzon kërkuesit.
Kundër aktvendimit të Ministrisë me të cilin refuzohet ndihma juridike dytësore kërkuesi mund të inicojë një kontest administrativ para gjykatës kompetente.
Procedurë urgjente për aprovimin e ndihmës juridike dytësore
Në rastet kur ekziston një nevojë urgjente për ndihmë juridike ose vendosen afate të shkurtra për veprim, kërkesa mund të aprovohet brenda dy ditëve nga pranimi, po qe se e njëjta është e justifikuar dhe nëse nuk ka asnjë bazë për të refuzuar kërkesën pa kontrolluar gjendjen financiare në organet kompetente.
Si afate të shkurtëra do të konsiderohen afatet e përcaktuara nga gjykatat ose organet e tjera kompetente, gjegjësisht ligji që nuk është më i gjatë se 15 ditë konsideruar nga momenti kur afati fillon të rrjedhë. Kërkuesi është i detyruar që kërkesën ta parashtrojë në të njëjtën ditë ose jo më vonë se dy ditë nga dita kur ka mësuar për afatin.
Pas aprovimit të vërtetimit me të cilin aprovohet kërkesa për ndihmë juridike dytësore, bëhet një kontroll nëse kërkuesi i plotëson kushtet për aprivimin e ndihmës. Nëse përcaktohet se, kërkuesi nuk i plotëson kushtet, ndihma do të ndërpritet dhe do të jetë i detyruar të kompensojë plotësisht mjetet e paguara për ndihmën juridike dytësore të marrë në mënyrë të pa bazë.
Paraqitje grafike e procedurës
