KONKURS PUBLIK për dhënien e mbështetjes financiare për ofrimin e ndihmës juridike primare nga shoqatat e autorizuara dhe klinikat juridike

Në bazë të nenit 11 të Ligjit për ndihmë juridike falas (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 101/19 datë 22.05.2019) dhe Rregullores për mënyrën e shpalljes dhe zbatimit të konkursit publik për dhënien e mjeteve financiare për ofrimin e ndihmës juridike primare shoqatave të autorizuara dhe klinikave juridike që ofrojnë ndihmë juridike primare, kontrollimin e dokumenteve të dorëzuara, mënyrën e notimit gjatë vlerësimit të aplikimeve dhe kryerjen e kontrollit mbi shpenzimin e mjeteve (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 199/19 datë 30.09.2019) komisioni pranë Ministrisë së Drejtësisë shpallë

KONKURS PUBLIK

për dhënien e mbështetjes financiare për ofrimin e ndihmës juridike primare nga shoqatat e autorizuara dhe klinikat juridike

Mjetet financiare të parapara për mbështetje në ofrimin e ndihmës primare juridike nga shoqatat e autorizuara dhe klinikat juridike në vlerë të përgjithshme prej 1.000.000,00 denarë janë paraparë në Buxhetin e Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2022, nga llogaria 463 – Transfere  në organizata joqeveritare.

Qëllimi i Konkursit Publik është të sigurojë qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët përmes ofrimit të ndihmës juridike primare në përputhje me Ligjin për ndihmë juridike falas.

  1. Lloji i projekteve që do të mbështeten dhe mjetet totale të ofruara/të disponueshme:

Mjetet nga Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë në vlerë të përgjithshme prej 1.000.000,00 denarë, do të përdoren për financimin e projekteve të shoqatave dhe klinikave juridike, përmes 5 granteve në vlerë prej 150.000,00 deri në 200.000,00 denarë, për projekte me këto prioritete:

  • Prioriteti 1 – Sigurimi i qasjes në ndihmë juridike primare për grupet e margjinalizuara të qytetarëve në zonat rurale dhe komunat në të cilat Ministria e Drejtësisë nuk ka zyra rajonale, gjegjësisht në zyrat rajonale ku nuk ka person të autorizuar zyrtarë  në përputhje me Ligjin për ndihmë juridike falas;
  • Korniza kohore

Afati kohor në të cilin do të kryhet zbatimi i projekteve të miratuara duhet të jetë brenda 6 muajve, pra nga data 01.06.2022 deri më 31.12.2022.

3. Dokumentacioni i kërkuar që duhet ta dorëzojnë shoqatat dhe klinikat juridike

Shoqatat dhe klinikat juridike që marrin pjesë në konkursin publik duhet të dorëzojnë:

1. Flet aplikacionin e plotësuar të shoqatës së autorizuar, gjegjësisht të klinikës juridike – Shtojca nr. 1 – Propozim projekti

2. Propozim buxheti i plotësuar në të cilin qartë definohen linjat buxhetore dhe mjetet e nevojshme për zbatimin e aktiviteteve të projektit – Shtojca nr. 2 – Propozim buxheti

3. Raport vjetor për punën e shoqatës/klinikës juridike për vitin e kaluar

4. Portofoli për aktivitete të zbatuara të ndihmës juridike falas

5. Biografi të shkurtë të juristit i cili është i punësuar, përkatësisht i angazhuar për ofrimin e ndihmës juridike primare

6. Deklaratë për partneritet (nëse parashikohen partnerë)

7. Deklaratë për mos ekzistimin e financimit të dyfishtë të aktiviteteve të njëjta të projektit të parashikuara në këtë konkurs publik

Paralajmërim:

Shoqatat dhe klinikat juridike nuk mund të dorëzojnë më shumë se një aplikim për mbështetje financiare pas shpalljes publike.

Aplikimet me dokumentacion të pakompletuar ose të dorëzuara pas  afatit nuk do të merren parasysh.

Shtojcat e dorëzuara  nuk kthehen.

4. Afati dhe mënyra e dorëzimit të aplikacioneve

Konkursi publik zgjat 30 ditë nga dita e publikimit në ueb faqen e Ministrisë së Drejtësisë  www.pravda.gov.mk, përkatësisht deri më 31.03.2022 deri në ora 15:00.

Fletë aplikacioni me të gjithë dokumentacionin, në zarf të mbyllur me shënimin “Aplikim për konkurs publik për dhënien e mjeteve financiare për ofrimin e ndihmës juridike primare nga shoqatat e autorizuara dhe klinikat juridike” duhet të dorëzohet me postë në adresën:

Ministria e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Rr. “Dimitrie Çupovski” nr. 9, Shkup

Republika e Maqedonisë së Veriut

1000 Shkup

ose personalisht në Arkivën e Ministrisë së Drejtësisë, gjatë ditëve të punës nga ora 08:00 deri në ora 15:00.

5. Zbatimi i procedurës për vlerësimin e aplikacioneve

Komisioni i formuar për zbatimin e konkursit publik brenda 30 ditëve pas skadimit të afatit për paraqitjen e aplikimeve, përgatit dhe i dërgon Ministrit të Drejtësisë mendim, ku bëhet rang lista e të gjitha aplikimeve të pranueshme pas konkursit publik.

Pas marrjes së mendimit, Ministri i Drejtësisë sjell  Vendim për dhënien e fondeve në përputhje me pikët e fituara të parashikuara në konkursin publik.

Kundër Vendimit të ministrit lejohet kontest administrativ në gjykatën kompetente.

Brenda 30 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi e Vendimit, Ministri i Drejtësisë lidh marrëveshjen me shoqatat, përkatësisht me klinikat juridike me të cilat rregullohen të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella.

6. Kriteret për vlerësimin e aplikimeve

Kriteret për vlerësimin e cilësisë së projekteve gjatë dhënies së mjeteve financiare janë:

Kriteret për vlerësimPikat maksimale
Përfitimi shoqëror nga projekti i propozuar për ofrimin e ndihmës juridike primare përmes qëllimeve të qarta dhe të arritshme;20
Vlerësimi i harmonizimit të qëllimeve të projektit, që konsistojnë në lehtësimin e qasjes në drejtësi, me prioritetet e përcaktuara në konkursin publik, si dhe mënyrën se si ndihma juridike primare e siguruar do të mundësojë realizimin e të drejtave të atyre për të cilët është paraparë;20
Përvoja në ofrimin e ndihmës juridike primare e shoqatë, gjegjësisht e klinikës juridike, si dhe për personat që do ta sigurojnë  atë;20
Rajoni ku do të ofrohet ndihma juridike primare, me qëllim që të ketë qasje të barabartë rajonale të ndihmës juridike;20
Arsyetimi dhe lartësia e shpenzimeve të parapara për sigurimin e ndihmës juridike falas;30
Qëllimet, aktivitetet dhe grupet e synuara të përcaktuara qartë.20
 120

7. Llojet e shpenzimeve të arsyetuara të parashikuara në projekt

  • Paga për punonjës/jurist të angazhuar në lartësi të pagës mesatare bruto në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose honorar për koordinator/mentor të angazhuar  në klinikën juridike.
  • Shpenzimet e qirasë dhe të shërbimeve komunale që nuk guxon të jenë më shumë se 20% e totalit të propozim buxhetit të propozuar
  • Shpenzimet e udhëtimit për vizitë ose shoqërim të përfituesve të ndihmës juridike falas – ndihma juridike primare e cila nuk guxon të jetë më shumë se 20% e totalit të propozim buxhetit të propozuar.
  • Shpenzimet për furnizim me material të zyrës
  • Shpenzime administrative të nevojshme për zbatimin e aktiviteteve të propozuar të projektit.

Vendimi për zgjedhje për ndarjen e mjeteve nga Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2022 për financimin e shoqatave të autorizuara dhe klinikave juridike do të publikohet në ueb faqen e Ministrisë së Drejtësisë.

Dokumentet shoqëruese:

Shtojcë  nr. 1 – Propozim projekti

Shtojcë nr. 2 – Propozim buxheti